Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur dakordësinë e Albin Kurtit dhe BE për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deeskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Artikulli paraprakZBARDHET MBROJTJA E AHMETAJT NË KOMISION, AVOKATËT KËRKOJNË SQARIME
Artikulli tjetërTURQIA S’DO TA RATIFIKOJË KANDIDATURËN E SUEDISË PËR NATO DERI NË TETOR