Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si President i Shqipërisë, duke e uruar këtë të fundit për postin e marrë. Nëpërmjet një postimi në twitter, Borrell shkruan se mandati i Begajt vinte në moment historik kur Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe se kjo rrugë duhej të vazhdonte.

Reagimi nga Josep Borrell:

Urime Bajram Begajt për betimin si President i #Shqipërisë.

Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.

Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE.

Ne jemi #Së bashku më të fortë.

Artikulli paraprakMETA BËN SHQIPONJËN DHE LARGOHET NGA PRESIDENCA, IKËN NË KËMBË PAS PËRSHËNDETJES ME BAJRAM BEGAJN
Artikulli tjetërKIM URON BEGAJN PAS BETIMIT SI PRESIDENT: PRESIM TË PUNOJMË DUKE THELLUAR QËNDRUESHMËRINË E PARTNERITETIT MES 2 VENDEVE