Federata Shqiptare e Futbollit shtyn deri në një datë të papërcaktuar fillimin e Kategorisë së Parë, që ishte parashikuar për të nisur këtë të shtunë.

Shkak për këtë vendim të Komitetit Ekzekutiv është bërë mosshlyerja e detyrimeve financiare nga disa klube të kësaj kategorie. Në një deklaratë për shtyp, Federata e Futbollit paralajmëron me përjashtim nga aktiviteti klubet, të cilat nuk do të shlyejnë detyrimet deri në datën 12 shkurt.

Artikulli paraprakINTEGRIMI I BALLKANIT, MOGHERINI: JANE VLERE E SHTUAR
Artikulli tjetërKANADAJA, TESTI I FUNDIT I KUQEZINJVE PARA EUROPIANIT