Borxhi i pakthyer, 4 persona rrahin brutalisht një 33-vjeçar 

 

4 persona të paidentifikuar ende nga policia kanë rrahur dhe kërcënuar një 33-vjeçar në rrugën Tiranë-Vorë. Sipas policisë dyshohet se 33-vjeçari i ka pasur disa para borxh, dhe për këtë arsye është rrahuar brutalisht nga huandhënësit. Burime për Report Tv mësojnë se i riu po kthehej në shtëpi, por është ndalur nga këta persona dhe është rrahur keqas. Madje, njëri prej tyre i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka goditur me tytën e saj. 33-vjeçari ka rënë pa ndjenja dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakKOSOVARI NËN AKUZË:ME PËLLUMB KAMIKAZ HELMOI ME QËLLIM, SKIFTERIN E MBROJTUR NGA LIGJI
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR 30-VJEÇARI NË KUFI, U AKSIDENTUA ME MOTOR