Bosi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman është ekstraduar nga një burg në veri të Meksikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është konfirmuar nga qeveria meksikane, shkruan BBC. Guzman, i cili mund të përballet me burgimin përjetë është kërkuar me akuzën e trafikut të drogës dhe kontrabandës. Lideri i kartelit u përball me dy kërkesat për ekstradim – njërin prej tyre në Kaliforni dhe një tjetër nga Teksasi. Guzman ishte njëri prej bosëve më të kërkuar për drogë deri në ditën e kapjes së tij në janar të vitit 2016. Gjashtë muaj më vonë, ai iku nga burgu i sigurisë së lartë në Meksiko përmes një tuneli. Ai tani pritet të paraqitet në një gjykatë federale amerikane në Brooklyn të premten.

Artikulli paraprakSHBA: NGA SULMI AJROR ËSHTË VRARË NJË LIDER MILITANT NË SIRI
Artikulli tjetërSHTATË TË DËNUAR PËR TERRORIZËM