Japonia mposht Kolumbinë me rezultatin 2-1. Kolumbia ka realizuar golin e barazimit me anë të Quinteros ndaj Japonisë.

Shinji Kagawa ka shënuar golin nga pika e bardhë e penalltisë në portën e kolumbianëve. Kolumbia luan me një lojtar më pak në këtë ndeshje pasi Sanchez ka dalë nga loja me karton të kuq.

Ndeshja Kolumbi-Japoni është e vlefshme për grupin H, ku për skuadrën amerikano jugore pritshmëritë janë të mëdha.
aponia shihet si favoritja për ta fituar grupin ku bëjnë pjesë edhe Polonia dhe Senegali.

Los Cafeteros luajtën me rrshtimin 4-2-3-1 me Falcaon në majën e sulmit ndërsa trajneri Jose Pekerman sqaron: ”Në Botëror nuk ka ekipe të kategorisë së parë apo të dytë. Ne presim një ndeshje të vështirë ndaj Japonisë”, e mbyll Pekerman.

Japonia luajti një ndeshje me disiplinë dhe kundërsulm. Trajneri Nishino nuk ka pasur shumë kohë të punojë me skuadrën pasi u emërua vetëm në prill në drejtimin e Japonisë.

Në konferencë ai ka deklaruar: “Ne si Japoni duam të jemi ambiciozë, të ecim ndeshje pas ndeshje dhe të marrim inisiativën. Kolumbia ka një ekip shumë të mirë dhe James Rodriguez është një lojtar shumë cilësor”, e mbyll Nishino.

Artikulli paraprakKRIM NË FAMILJE , BURRI VRET GRUAN MË PAS EDHE VETEN
Artikulli tjetërPAULIN STERKAJ NE GJENDJE TE RENDE SHENDETESORE,REAGON RAMA