Polonia humbet ndaj Senegal me rezultatin 1-2. Gjatë gjithë lojës skuadra e Senegal ka sunduar lojën.
Në pjesën e parë Senegal ka kaluar në avantazh me anë të një autogoli të shkaktuar nga futbollisti polak Thiago Rangel Cionek. Pjesën e dytë Senegal ka thelluar rezultatin duke shënuar në minutën 60. Grzegorz Krychowiak ka shënuar në minutën 86 golin e parë për Poloninë.
Senegali të paktën nga përbërja që ka duket sikur është skuadra më e frikshme Afrikane e Kupës së Botës. Me tredhëmbëshin Mane-Keita Balde dhe Niang afrikanët janë një skuadër që premtojnë shumë në këtë Botëror.