
Të gjithë e njohin Shkodrën si një qytet sportdashës por kur vjen puna tek preferencat për skuadrat e huaj tashmë Shkodra është kthyer si qyteti simbol i tifozerisë gjermane. Në shumë biznese apo apo shtëpi shikon flamuj gjerman gjë që tregon se Shkodra është vërtetë gjermane kur bëhet fjala për futboll.
Kjo e tregoi dhe fitorja e gjermanëve kundër Suedisë kur qyteti u kthye në festë ku u desh edhe ndërhyrja e policisë për të qartësuar trafikun e krijuar në qendër të qytetit.
Çfarë do të thot të jeshë një tifoz gjerman mund ta tregojë vetem një tifoz I kësaj skuadre ku kishte edhe nga ata që vinin nga Tirana për të parë sesi festohet në Shkodër .
Në cdo rrugë të qytetit lehtësisht kupton se thuajse në cdo lokal ke të bësh me tifoza gjerman.
Për tifozet, Gjermania do ngre kupën e botës edhe në këtë kampionat.
Shkodra fitoren e Gjermanisë duket sikur e përjeton njësoj si një fitore të Vllaznisë .