Pasi nuk shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës të cilën e barazoi 1-1 Brazili do të kërkojë fitoren e parë në Botëror ndaj Kosta Rikës.
Takimi zhvillohet në Shën Petërburg duke nisur nga ora 14:00. Sa i përket formacionit trajneri i 5 herë kampionëve të Botës, Tite nuk parashikon ndryshime dhe do luajë me rreshtimin 4-3-3 ku lideri pritet të jetë Neymar.
Trajneri Tite flet për yllin e skuadrës Neymar dhe thotë: “Neymar është duke përparuar mirë nga dëmtimi që e ka lënë jashtë për një kohë të gjatë. Ai nuk është i dëmtuar por kërkon rreth 5 ndeshje që të fitojë plotësisht formën”.
Për ndeshjen me Kosta Rikën Tite nënvizon: “Pas barazimit në ndeshjen e parë tashmë çdo takim është si një finale. Ideja jonë është të luajmë mirë në mbrojtje ashtu siç bëmë ndeshjen e kaluar por duhet të luajmë mirë edhe në sulm”, e mbyll Tite.
Kosta Rika nga ana e saj do mundohet të mbrohet dhe diçka të tillë do e bëjë që nga portieri Keylor Navas dhe do rreshtohet me skemën 5-4-1.
Bryan Ruiz një nga lojtarët më të mirë të Kosta Rikës deklaron se kur përballesh me Brazilin të duhet besim dhe shpesë por sqaron se futbolli ka ndryshuar dhe Botërori e ka vërtetuar se ka surpriza.