Një total prej 2.45 milionë biletash janë shitur për Kupën e Botës të këtij viti në Katar. Organizata qeverisëse e futbollit botëror FIFA tha se 520,532 të tilla janë shitur në periudhën midis 5 korrikut dhe 16 gushtit.

Katari, Shtetet e Bashkuara, Anglia, Arabina Saudite, Meksika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Argjentina, Brazili dhe Gjermania janë vendet në të cilat janë shitur më shumë bileta. Interes të madh kanë zgjuar ndeshjet e grupeve si Brazili kundër Kamerunit dhe Serbisë, takimi i Portugalisë me Uruguain, përballja e Kosta Rikës me Gjermaninë dhe Australia kundër Danimarkës.

Botërori i Katarit do të fillojë me 20 nëntor, ndërsa do përfundojë me 18 dhjetor.

Gr

Artikulli paraprakABUZOJMË SHUMË GJATË PUSHIMEVE, POR MËSONI DËMET E MËDHA TË USHQIMEVE
Artikulli tjetërÇMIMET ULIN KËRKESËN PËR MALLRA, NGADALËSOHET TREGTIA! INSTAT: NË KORRIK …