Kjo e hënë ishte dita e shortit të Botërorit të Klubeve që për vitin 2019 do të zhvillohet në Katar.

Nën drejtimin e Chris Unger dhe me ndihmën e Michael Owen, FIFA ka përcaktuar rrugëtimin e skuadrave që marrin pjesë, ndërkohë që pritet të përcaktohen ekipet fituese të Ligës së Kampioneve të Azisë dhe të Kupës Libertadores.

Në total janë 7 skuadra që do të luajnë mes tyre dhe Evropa përfaqësohet nga Liverpooli, fituesi i Ligës së kampioneve.

Botërori i Klubeve do të nisë me sfidën mes al Sadd të drejtuar nga Xavi Hernandes dhe Hienghene Sport. Më pas fituesja e kësaj sfide do të vihet përballë meksikanëve të Monterrey. Në gjysmëfinale skuadra që do të dalë e fituar nga sfida mes Monterrey dhe fituesit Al Sadd/Hienghene do të luajë me kampionët e Evropës, Liverpoolin.

ndërsa skuadra kampione e Azisë do të luajë në çerekfinale me skuadrën ES Tunis, ndërkohë që në gjysmë finale, fituesja e këtij çifti do të përballet me skuadrën fituese të Kupës Libertadores nga Amerika e Jugut.

Botërori i Klubit do të nisë në 11 dhjetor, ndërsa finalja do të luhet në 21 dhjetor.

Artikulli paraprakMBANTE DY PISTOLETA POSHTË BANAKUT, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërDELFINËT E NJË FAMILJEJE NGUSHËLLOJNË NJËRI-TJETRIN PARA SE T’I VRASIN