Lumnimi i 38 martirëve shqiptar me 5 nëntor, po shoqërohet në Shkodër nga një sërë aktivitetesh kulturore e përkujtuese në ndërim të kësaj ngjarjeje të madhe për kombin shqiptar.
Në këtë kuadër, në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, pranë katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër u promovua libri “Imzot Vinçens Prendushi me shokë martirë” me autor priftin italian atë Leonardo di Pinto. Në të jep më shumë detaje për vuajtjet dhe torturat që kaluan përfaqësuesit e klerit gjatë regjimit komunist. Edhe pse i papërfunduar nga autori, ky libër vjen për lexuesit në dy vëllime. Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra e vlerësoi këtë vepër, duke shtuar se vjen në një vit me ngjarje të rëndësishme siç është shënjtërimi i Nënë Terezës. Imzot Vinçens Prennushi dhe 37 martirëve të tjerë do të lumnohen me 5 nëntor në Shkodëer Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjik, do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër dhe do të udhëhiqet nga Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.