Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare ditën e sotme pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar, edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë vendim hidhet një hap i rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve shqiptarë.

“Me botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit për rritjen e trajtimit financiar për rreth 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, hedhim një hap të rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve tanë krahasuar me vendet e rajonit. Duke filluar nga 1 janari 2025 edhe 2500 efektivë të tjerë e marrin këtë shtesë për herë të parë”, shkruan Vengu.

Artikulli paraprakPROCEDOHEN PENALISHT DISA SHTETAS PER VEPRA TE NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërGJERMANIA OFROHET TË NDIHMOJË SHKUPIN DREJT ANËTARËSIMIT NË BE