Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar në Malin e Shëngjinit, e cila është shkrumbuar nga zjarri, duke rrezuar madje edhe banesa e jetë njerëzish. Përmes një mesazh në “Instagram”, Braçe paralajmëron ndëshkim për zjarrvënësit, duke thënë se zjarri është i qëllimtë dhe për arsye kriminale.

“E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy, por #Shengjini dhemb edhe me shume! Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni”, shkruan mes të tjerash Braçe.

Më tej, zv.kryeministri iu përcjell një mesazh të fortë dhe politikanëve, që sipas tij, flasin për zjarrin, por për luks i kanë vënë betonin pyllit.

“Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!”, shton ai.

Reagimi i zv.kryeministrit:
KURORA E #SHENGJINIT NE ZJARR E PAS ZJARRIT! Pylli me pisha e shkurre te tjera nuk eshte me! Per 32 ore zjarrefikes, ushtare e punonjes te emergjences, ben gjithcka per te mbrojtur banesat nga zjarri prane tyre, njeheresh per te shpetuar pyllin. Me banesat ia dolen-i mbrojten, me pyllin jo-s’arriten. Zjarri ne #Shengjin eshte i perseritur, ne te njejten kurore, I QELLIMTE e per kete arsye kriminal.

Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin, plas deri sa ti vere zjarrin asaj, mos e gezoj kurrkush!! Ai qe prone do te grabise, plas deri sa ti vere zjarrin asaj, te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall! Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!

Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu! E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy, por #Shengjini dhemb edhe me shume! Per shume kohe, ne #Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij, e ndane me pyllin, malin, me nje mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap, pa pyetur per shkaterrimin! Tek interesa te tilla nis; Me keto interesa duhet luftuar, te medha apo banale qofshin! Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt!

Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma! Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht, kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues, e ndez dhe e perhap flaken kudo! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!

foto galeri

Artikulli paraprakVRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT/ REAGON RAMA: POLICIA BËRI PUNËN! U ARRESTUAN 4 KAFSHËT
Artikulli tjetërE RËNDË NË KONISPOL/ E KAFSHOI QENI I TIJ NË TRUP, KRAHË DHE NË FYT, 70- VJEÇARIT I PRESIN KRAHUN NGA DËMTIMET