Zëvendëskryeministri Erjon Braçe nga Shkodra i ka cilësuar legjitime zgjedhjet e 2017-ës duke ripësëritur qëndrimin e qeverisë ndaj opozitës e cila ka djegur mandatet.

Numri dy i qeverisë tha se edhe në Shkodër PD ka blerë vota pafund por përderisa zgjedhjet janë çertefikuar nga ndërkombëtarët nuk përse të ketë kontestime.

Zëvendëskryeministri deklaroi se Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet vendore pavarësisht se kush do jetë opozita ndërsa u shpreh se mesazhi i ndërkombëtarëve është i qartë duke cilësuar legjitim Parlamentin dhe zgjedhjet vendore të 2017-ës.

Deklaratën e tij zëvendëskryeministri Braçe e bëri pas disa inspektimeve në drejtori të ndryshme rajonale në Shkodër.

Artikulli paraprakBRAÇE IRONI ME ADEMIN: GJETA QENTË TEK BIBLIOTEKA
Artikulli tjetërLAÇ, BASHA:13 PRILLI DITA E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE