Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka folur për gazetarin Ergys Gjençaj për News24 pak minuta para nisjes së seancës plenare.
Ai e ka cilësuar situatën krejt normale dhe ka theksuar se maxhoranca nuk heq dorë nga demokracia e parimet kushtetuese. Ai tha i prerë pas thirrjes së Presidentit se nuk bëhet fjalë për qeveri tranzitore.
“Çfarë ka seanca e sotme? Situata është krejt normale. Jashtë janë të drejtën e tyre për sa kohë nuk cenojnë ligjin. Jemi në kushte krejt normale. Kush ka të drejtën për të protestuar proteston. Kush do të punojë punon. Zgjidhje pa cenuar kushtetueshmërinë. Ne nuk heqim dorë nga demokracia dhe nga parimet kushtetuese”, deklaroi Braçe.