Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për skemën e karburantit për bujqësinë duke thënë se është e domosdoshme për fermerët pasi gruri ka arritur në pikën kritike.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Braçe tha se fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, si dhe plehu për fazën e fundit të prodhimit. Ndër të tjera shkruan se kanë ankthin e çmimit, nuk dinë me çfarë çmimi të shesin grurin.

Postimi i Braçes

GRURI NE PIKEN KRITIKE; Fazene e kallirit! Kerkon UJE-me cdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira; DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN!

Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke plehra kimike per kilogram i ka shkuar deri tani.

Atehere; I duhet nafta per vaditje me pompa, I duhet plehu i lire per fazen e fundit te prodhimit. Aaaa ka edhe me;

Eshte ne ankthin e tmerrshem te cmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me çmimin e vjetshem nuk do marr as leket e mia! 31 VJEC, BEN KETE PUNE TE VESHTIRE E NUK MERITON KETE ANKTH!

Artikulli paraprakALIBEAJ URON ABAZOVIÇ: SUKSES HISTORIK! SYNON TË JAPË KONTRIBUT TË DREJTPËRDREJTË NË PAQEN E STABILITETIN E RAJONIT
Artikulli tjetër“LUFTONI INFODEMINË”! KËRKESA E OBSH: TË MONITOROHET INFORMACIONI I SHPËRNDARË