Deputeti socialist Erion Braçe ironizon Gazment Bardhin, i cili pas bashkimit me Berishën, është shprehur se mes partnereve dhe Berishës, zgjedh të parët, ndërsa mes Ramës e Berishës, zgjedh Saliun. Braçe thotë se ne fund te herës, Bardhi zgjedh Berishën, ndërkohë qe ai i pyet se kush ia ka kërkuar deputetit demokrat te zgjedhe kryeministrin socialist.

“Unë vdes me ket zarin e ri; Mes SHBA, Britanisë, BE dhe Sali Berishes, une zgjedh SHBA, Britani, BE; por mes Sali Berishes dhe Edi Rames, zgjedh Sali Berishën!

Pra përfundimisht zgjedh Sali Berishën! Ndërkohë kush te ka kerkuar ty te zgjedhësh Ramën? Te mos zgjedhësh Berishen, po”, shkruan Braçe ne rrjetin social Twitter.

Artikulli paraprakKRIJOHET SHOQËRIA AKSIONARE NË PRONËSI TË SHTETIT, ‘OPERATORI I BLERJEVE TË PËRQENDRUARA’!
Artikulli tjetërSHQIPËRI ME KARAKTER NË PJESËN E PARË, CIKALLESHI BËN “MËKAT” NË PRAGË