Në asamblenë e partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër Besnik Brahimi, ishte ndër zërat me kritik në atë mbledhje. Në një dalje për mediat, kryekomunari i Bërdicës thotë se ish-kandidatja e PS Keti Bazhdari mori votat në Bërdicë falë kontributit të tij. Humbja e socialist në Shkodër thotë Brahimi erdhi si shkak i mos vlerësimit të simpatizantëve të PS duke përmendur se nuk janë punësuar ata që dhanë kontribute.
Po ashtu Brahimi ka kritika edhe për listën e PS për këshillin bashkiak të Shkodrës. Kryekomunari i Bërdicës falenderoi komunitetin që drejtoi në këto vite për besimin e po ashtu një falenderim bëri edhe për votuesit e PS në Shirokë dhe Zogaj ndërsa shpreson që në të ardhmen situata të ndryshojë për socialistët shkodran.