Ish-kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi vijon që të jetë kritik me partinë socialiste të Shkodrës ku ai vetë është pjesë e saj.
Brahimi kërkon sa më shpejt kryetarin e ri të PS në mënyrë që socialistët të kenë se ku të ankohen. Ish-kryekomunari Brahimi shprehet se nga komuniteti i Bërdicës nuk ka të punësuar. Brahimi tregon edhe propozimet e bëra nga ana e tij dhe se ai dhe shumë të tjerë deri tani kanë patur pakënaqësi. Brahimi është një prej zërave më kritik në radhët e PS por që tashmë shpreson se situata do të ndryshojë pozitivisht si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar socialistët e Shkodrës.