Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve zyrtare policore, bëhet fjalë për shtetasen Rajmonda Biraçi e cila ka mbërritur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”. 47-vjeçarja kishte qenë në një dasmë në Pezë ku është ndjerë keq dhe më pas është transportuar nga të afërmit në spital. Paraprakisht thuhet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, nga një infarkt në zemër. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes. “Më datë 18.09.2016, ka ardhur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”, në urgjencën e zemrës shtetasja Rajmonda Biraçi 47 vjeçe, e cila ka qënë në një dasëm Pezë. Mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale nga një infarkt në zemër. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT NDËSHKON VJEDHËSIT E ENERGJISË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërMËNGJESI NDRYSHE I RAMËS, E NIS DITËN ME NJË NGUSHËLLIM TË NDJERË