RADHË TË GJATA PËR DËSHMINË E AFTËSISË PËR PUNË. DAR Shkoder se fundmi ka nxjerre nje urdher sipas te cilit te gjithe mesuesit nen juridiksionin e kesaj drejtorie duhet te pajisen me nje deshmi te aftesise ne pune.
Kjo gje ka bere qe prane Poliklinikes se Specialiteteve ne Shkoder te krijohen rradhe te gjata mesuesish te cilet duan te pajisen me kuponin perkates prane recepsionit qendror per te dale me pas perpara komisionit te vleresimit. Çdo dite te hene, te merkure dhe te premte prane poliklinikes ka nje komision mjekesh te cilet bejne vleresimin e aftesise shendetesore dhe fizike per pune te ketyre mesuesve , e sipas drejtuesve te poliklinikes kjo gjendje kaotike ka qene prezente edhe diten e hene e gjithashtu eshte prezente edhe kete te merkure e nga gjasat do jete e tille edhe diten e premte. Vete drejtuesit bejne apel qe te gjendet nje menyre e ndermjetme per pajisjen e te gjithe mesuesve te qytetit e fshatit me keto deshmi te aftesise ne pune duke mundesuar keshtu edhe pajisjen e tyre me kete dokument te nevojshem po njekohesisht edhe mbarevajtjen e punes se poliklinikes pasi keto rradhe te gjata po pengojne seriozisht punen. Nderkohe ajo qe vihet ne dukje eshte edhe fakti se keta mesues gjate orarit te punes i drejtohen poliklinikes per marrjen e ketij dokumenti gje qe normalisht nuk duhet te ndodhte prandaj duhet nje zgjidhje e ndermjetme qe nuk demton punen e poliklinikes po njekohesisht qe mesuesit te pajisen me keto dokumenta ne nje orar te pershtatshem jo gjate orarit zyrtar te punes duke lene pa mesim nxenesit .