Këto janë pamjet e pjeses fundore të plazhit të Kunes në Shëngjin.Pjesa më e madhe çadrave dhe shezloneve janë të mbyllura dhe pushuesit në këtë zonë mund ti numerosh me gishtat e dores.

Vija bregdetare është e mbuluar nga leshteriket dhe algat, duke e bërë të pamundur plazhin në këtë zonë e cila deri 5 vite më parë ishte mjaft e frekuentuar.

Ndotja e vazhdueshme e bregdetit është shkaku i largimit të pushuesve, ndërsa kërkohet që ti jepet zgjidhje kësaj problematike.

Pjesa fundore e bregdetit të Kunës është pastruar disa herë nga Bashkia Lezhë dhe bizneset që shfrytëzojnë rërën, por ndotja vijon të jetë prezente dhe dyshohet të krijohet nga laguna e cila komunikon me detin në këtë zonë.

Artikulli paraprak“KOSOVA KA NË TRYEZË OFERTËN MË TË MIRË”, RAMA: TË DETYROHET SERBIA TA PRANOJË
Artikulli tjetërLEZHA E “MBUSHUR” ME KANABIS