Pranvera e këtij viti mund të jetë fundi i pandemisë.

Mjeku Skënder Brataj shprehet se: “Ne jetojmë ende me virusin , por situata është shumë e qetë dhe numri i të infektuarve është i ulët. Nuk na shqetëson situata aktuale sepse është e kontrollueshme, por situata e fundit të vitit se çfarë do na vijë dhe si do te përballemi. Janë rreth 30 pacientë të shtruar në spitalet covid, numri i të infektuarve është i ulët, por gjendja aktuale është i lartë, pasi jo të gjithë bëjnë testin.

Është e qartë që dhe interesi për vaksina ka rënë sepse kur sëmundja nuk është në nivele të larta bie dhe interesi. Pranvera dhe vera do të jenë të qeta, por gjendja epidemiologjike ndërkombëtare që është në kontroll, por lufta do të na krijojë probleme sidomos Ukraina ku njerëzit rrinë te grumbulluar nëpër bodrume për një kohë të gjatë, bën që infeksioni të përhapet më shumë.

Një tjetër shqetësim është dhe frika nga mutacionet që mund të krijohen gjatë fund vitit. Ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë, dhe vaksina do te të jetë arma e vetme që na mbron dhe do të na mbrojë”.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV, PD: KUSH MENDON SE MUND TË PËRKULË DEMOKRATËT ME SULME, I KA BËRË LLOGARITË GABIM
Artikulli tjetërA KA VEND MË PËR BASHËN NË PD? NOKA: NUK DO TË JETË MË PARTI E BRAVAVE, POR…