Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur një trup të pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amoridhis.
Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng e në vazhdim është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t’i kenë vënë flakën makinës. Hetimet po vazhdojnë. Gjithashtu po punohet për zbardhjen e motiveve të pengmarrjes së mundshme. 59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilias, për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas. Për herë të fundit ai është parë në periferi të Rios ku u gjet dhe makina.