Ka përfunduar në një lumë gjaku revolta e shpërthyer në një burg të Brazilit. Pas inspektimeve të bëra nga forcat e rendit ne burgun e Manausit, rreth 60 persona rezultojnë te vrarë.

Mes viktimave janë edhe 6 të burgosur të cilëve iu pre koka e u hodhën nga dritaret. Sipas Sergio Fontes, kreu i sigurisë për shtetin e Amazonës, bilanci mund të rritet ndërsa autoritetet krijojnë një ide më të qarte mbi shkallën e rebelimit të nxitur nga një përleshje mes bandave rivale të drogës. “Fatkeqësisht ka shumë të vdekur. Disa prej viktimave u hodhën nga dritaret, disa të tjerë janë arratisur edhe pse nuk e dimë se sa. Po zhvillojmë kërkime nëpër pyje dhe në autostrada”, shprehet Sergio Fontes, shef sigurie. Sipas të përditshmes Globo të paktën 12 roje sigurie u mbajtën peng për 17 orë. Ndërkaq të gjitha forcat e sigurisë se Manaus-it janë mobilizuar për një operacion të jashtëzakonshme në qytet. Përleshja nisi në orët e vona të së dielës, dhe u vu nën kontroll mëngjesin e së hënës, siç bënë të ditur autoritetet. Sistemi i burgjeve ne Brazil është vënë shpesh në shënjestër të kritikave për shkak të tejmbushjes e përleshjeve vdekjeprurëse.

Artikulli paraprakTURQIA I KUNDËRPËRGJIGJET ISIS
Artikulli tjetërMOGHERINI: E ARDHMJA E BALLKANIT ËSHTË NË BE