Dy efektivë policie janë në rrezik për jetën ndërsa një tjetër ka shpëtuar i paprekur nga plumbat pas një sulmi me armë ndaj një patrulle policie në zonën e quajtur “Favela Del Mare”.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në një kohë që në Brazil po zhvillohen Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe angazhimi i forcave të policisë pritet të jetë edhe më i madh. Të shtëna me armë zjarri kundër një patrulle policie në Rio De Zhaniero. “Efektivët e plagosur janë Helio Andrade dhe kapiten Alen Marcos Rodrigues Ferreira, ndërsa efektivi tjetër Rafael Pereira ka shpëtuar pa u dëmtuar nga kjo ngjarje”, ka njoftuar ministri brazilian i Drejtësisë, Alexandre de Moraes.