Të paktën 10 të burgosur në burgun Alcaçuz të Brazilit mbetën të vrarë gjatë ndërhyrjes në policisë dhe forcave speciale

të policisë ushtarake pas trazirave që shpërthyen në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ka dyshime se shumë të tjerë mund të kenë mbetur të vdekur gjatw luftimeve mes bandave rivale në burgun e Natal, kryeqyteti i Rio Grande do Norte. Kjo është trazira e tretë më madhe në Brazil për këtë vit. Rreth 100 të burgosur vdiqën gjatë trazirave nw fillim tw këtij muaji në burgjet Amazonas dhe Roraima. Dhuna brenda burgut të Alcacuz filloi pasditen e të shtunës, kur anëtarët e një prej organizatave kriminale më të fuqishme të pranishme në shumicën e burgjeve braziliane (PCC) sulmuan rivalët e tyre (RN). Shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan nga jashtë. Major Wellington Camilo, komandanti i sistemit të burgjeve të Rio Grande do Norte tha se policia do të presë mëngjesin e së dielës për të hyrë në kompleks. “Shumë njerëz kanë vdekur. Por ne thjesht nuk mund të marrim tani burgun në kontroll,” tha ai, duke shtuar se asnjë i burgosur nuk është arratisur. Dhjetra të afërm të btë burgosurve u mblodhën jashtë, në pritje të informacioneve për fatin e njerëzve të tyre. Trazirat nuk janë të rralla në burgjet e mbipopulluara Brazilit, të cilat janë të kontrolluara kryesisht nga bandat kriminale të fuqishme. Por shkalla e dhunës së këtij viti ka vënë presion Presidentin Michel Temer për të trajtuar problemin. Pas trazirave në burgun e Amazonas, qeveria njoftoi planet për të ndërtuar pesë ose më shumë burgje të sigurisë së lartë dhe për të krijuar njësi të reja të zbulimit në përpjekje për të frenuar pushtetin e bandave burg.

Artikulli paraprakDAVOS 2017: PASIGURIA E MADHE
Artikulli tjetërBANORËT-BASHKISË: PO THYEJMË GJYMTYRËT, DUAM RRUGËN