Vllaznia do të luajë të mërkurën sfidën e rradhës për kampionat kundër Tiranës, që do të zhvillohet në orën 14:00 në Lushnjë. Përpara ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç foli për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp, ku e quajti çmenduri zgjedhjen për të luajtur në Lushnjë, ndërsa nënvizoi se fusha nuk është në kushtet e duhura.
Brdariç u ndal edhe tek presioni përpara kësaj ndeshje, ndërsa shtoi se pavarësisht gjithçkaje ndaj Tiranës objektiv janë vetëm tre pikët.
Takimi mes Tiranës dhe Vllaznisë është programuar për t’u luajtur ditën e mërkurë në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, duke nisur nga ora 14:00.