Vllaznia do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të Conference League kundër Valurit. Para këtij dueli, në konferencë për mediat foli trajneri Thomas Brdariç, i cili ka bindjen se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë islandeze. Ai shprehet se e ka studiuar shumë mirë Valurin dhe është gati t’i sfidojë siç duhet futbollistët me eksperiencë të këtij ekipi.

Edhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, duket optimist dhe e konsideron si detyrë kalimin e turit, pavarësisht shkallës së vështirësisë.

Ndeshja midis Valurit dhe Vllaznisë do të luhet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00.

Artikulli paraprakNISIN REGJISTRIMET NË SHKOLLËN “KOLIN GJOKA” NË LEZHË
Artikulli tjetërAKB: KËTË VIT 55% E QYTETARËVE TË KOSOVËS DO TË SHKOJNË NË PUSHIME ME PARA BORXH DHE HUA