Vllaznia-Partizani do të jetë super-sfida e javës së 10-të në “Abissnet Superiore”. Kuqeblutë rikthehen të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Partizanit kryesues, një ndeshje në fakt që pritet të jetë delikate për shkodranët. Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, foli për këtë sfidë. Ai u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, por tha se Vllaznia di si të fitojë me të kuqtë.
Brdariç foli edhe për situatën e kapitenit Bekim Balaj, por edhe për rikthimet në ndeshjen ndaj Partizanit.
Super-sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 19:30.