Vllaznia do të luajë sfidën e rradhës mbrëmjen e së dielës ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00. Durrsakët ndodhen në pozita të vështira në renditje, pavarësisht fitores së fundit ndaj Skënderbeut dhe do të kërkojnë padiskutim fitoren edhe në Shkodër. Megjithatë, trajneri Thomas Brdariç, i pyetur për ndeshjen me Teutën, u shpreh se Vllaznia synon fitoren edhe në këtë duel.

Brdariç tha se Vllaznia synon njërin prej dy vendeve të para, pasi në lojë janë edhe 15-pikë.

Mungesa e vetme e Vllaznisë për ndeshjen me Teutën do të jetë kapiteni Bekim Balaj, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, por edhe vuan nga një dëmtim muskulor.

 

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT PARTIZANIN
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA SHKON NË PLAY-OUT