Vllaznia është një moment udhëkryqi të sezonit, në rast fitoreje me Partizanin, e mban në garë për titullin, ndërsa çdo rezultat tjetër kompromenton ndjeshëm këtë objektiv. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric ka analizuar momentin e skuadrave. Për kroato-gjermanin ndeshja do jetë e luftuar, me të tijtë që hyjnë në fushë për tri pikë.

“Është një sfidë e madhe për ne, do jemi në fushën tonë, qytetin tonë dhe me tifozët tanë dhe shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë të mundshme. Jemi përqendruar vetëm te fitorja, ky është qëllimi ynë i vetëm për momentin. Pikë së pari ne duhet të kuptojmë se po ndërtojmë Vllazninë e re dhe kjo gjë kërkon pak kohë. Çdokush e di që ne nuk kemi kushtet më të mira, tani nuk do të ankohemi për këtë gjë, por duhet të fokusohemi te gjërat kyçe”.

Brdaric kërkon një favor nga tifozët, që të mbushin shkallët e stadiumit për të qenë një motiv më shumë drejt objektivit.

“Sigurisht që pjesëmarrja e mbështetësve varet nga kushtet atmosferike në qytet, shpresoj që të jetë kohë e mirë. Unë e kam thënë gjithmonë që i jam falënderues çdo tifozi që vjen në stadium, qoftë një tifoz të vijë apo shumë më shumë unë prap do i falënderoj dhe do u jem shumë mirënjohës. Megjithatë nëse stadiumi do jetë i tejmbushur do jetë një shtysë shumë më shumë edhe për ne.

Vllaznia ndodhet në vendin e tretë në renditje, dy pikë më shumë se Partizani, prandaj ndeshja e radhës shihet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Artikulli paraprakHILLARY CLINTON I JEP ÇMIM KRYEMINISTRIT RAMA: E ADMIROJ PUNËN E TIJ
Artikulli tjetërNJË DITË MË PARË U VODHËN TRANSFORMATORËT, RIKTHEHET ENERGJIA ELEKTRIKE PËR 160 FAMILJE