Edhe pse ishte e pranishme në protestën e sotme të opozitës, deputetja demokrate Majlinda Bregu thotë se pjesmarrja e sotme ishte larg nga ajo e 18 shkurtit.
Boshllëqet e bulevardit sot, thotë Bregu, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm.
“PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot,sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon! Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse”.
Deputetje demokrate thekson se “nëse nuk duam që në vend të fantazisë së Republikës së Re të kemi një Mbretëri të Re ne realitetin e vrazhdë ku me duart tona po lejojmë një presidencializëm turk, duhet të shohim të vërtetën dhe jo te mbyllim sytë duke imagjinuar se ne bulevard kishim gjys milioni njerëz!” Për Bregun Sali Berisha është Një dhe nuk mund të përsëritet, as mund te kopjohet.
“Kjo parti ka nevoje për vizion dhe udhëheqje, jo për predikime për atë që nuk do të vijë asnjëherë” thotë ajo.