Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri firmosi sot një urdhër për të forcuar masat e sigurisë publike.
Në bazë të këtij urdhri Bankat të nivelit të dytë, spitalet, autobusët e transportit publik, parkingjet, institucionet shtetërore, përjashtuar burgjet, bashkitë, detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Administratorët e çdo pallati të instalojnë kamerat e sigurisë. Brenda datës 28 dhjetor pas saj ka sanksione financiare nga policia e shtetit. “Kjo nuk është shpikje dhe as produkt i reflektimit tonë por reflektim për masat që do të marrë secili” tha ministri Saimir Tahiri sot në prezantimin e urdhrit.