Këto fotografi tregojnë shpellat e famshme mbi 700 vjeçare në Shropshire të Britanisë së Madhe.
Aty janë fshehur Kalorësit e Tempullit, një urdhër fetar i fshehtë në mesjetë që zhvilloi luftëra të përgjakshme. Në pamje të parë, shpellat duken si vrima të zakonshme lepuri, por ato që aktualisht janë të paprekura, janë shfrytëzuar nga ndjekësit e Kalorësve të Tempullit. Fotoreporteri Michael Scott, nga Birmingham, ka zhvilluar kërkimet për këto vende të fshehta, hyrja e të cilëve është vetëm rreth 1 metër mbi fusha. Tuneli të çon në një rrjet nënkalimesh të nëndheshme që janë “krejtësisht të paprekura” dhe të mbushura me harqe të hedhura bukur. Zona është përdorur si vend ceremonial për ndjekësit e sektit të fshehtë, duke ofruar strehë të sigurt nëntokësore, pasi udhëheqësit shtetëror shkatërruar brutalisht bazën e pushtetit të tyre. Luftë e madhe ndaj tyre u zhvillua nga mbreti i Francës Filip IV, i cili i frikësuar nga fuqia e tyre ekonomike dhe politike, u përpoq për ta çmontuar grupin. Shumë prej tyre u torturuan dhe u djegën në turrën e druve për t’i diskretituar publikisht.