Brenda pak minutash, grabiten me armë dy karburante në autostradën Tiranë-Durrës

Me maska dhe të armatosur, 4 persona kanë grabitur brenda pak minutave dy karburantë që ndodhen në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje, Sipas burimeve jo zyrtare tte policies “në orët e para të ditës së sotme konkretisht rreth orës 02:00 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës, 4 persona të maskuar dhe me armë, kanë marrë lekët e dy karburanteve në të dy krahët e autostradës”. Pasi kanë bërë grabitjet këta persona janë larguar me një makinë “Golf”, me ngjyrë të bardhë dhe pa targa. Punonjësit e karburanteve kanë lajmëruar policinë në lidhje me atë që kishte ndodhur e cila ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve

Artikulli paraprakKONSULLI RUS NË ATHINË GJENDET I VDEKUR NË APARTAMENT
Artikulli tjetërAVIONI I ZV/PRESIDENTIT E ÇON ME URGJENCË NË UASHINGTON ZËVENDËSIN E TIJ, PENCE