Policia e Brescias ka vënë në pranga një shtetas nga Kosova për nxitje të xhihadit.
Arrestimi i tij u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar «Tut Elimi» që në turqisht do të thotë “më kap dorën”. Shtetasi kosovar akuzohet për nxitje të akteteve terroriste duke përdorur teknologjinë informatike. Operacioni është në vazhdim. Janë duke u kryer kontrolle për evidentimin e elementëve që knë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë identifikuar në Brescia dhe rrethina të saj të paktën 7 persona, mes tyre dhe të re italiane që aspirojnë për xhihad. Njëri prej tyre arriti të bashkohet me radhët e ISIS.