Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martes në qytetin e Shkodres, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një lokali në katin e pare të një banese 3 katëshe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në lagjen Dracin të Shkodrës në lokalin e Anton Logut.
Pavarësisht breshërisë së kallashnikovit fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Me të marrë njoftimin forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa sipas policisë nga të shtenat nuk raportohen të lënduar por vetem deme materiale. Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ku po merr në pyetje personat që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se shenjestra ishte pikërisht pronari i lokalit. Sipas grupit hetimor dyshohet se njëri prej pjestarëve të familjes Logu të ketë patur një konflikt me disa përsona gjatë orëve të pasdites, ndërsa këto të fundit kanë ardhur pranë lokalit të Anton Logut dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit dhe banesës brenda të cilit ndodheshin disa përsona. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tyre për të bërë prangosjen e tyre. Edhe pse banesa gjendet në rrugë kryesore autorët janë favorizuar edhe nga errësira për tu larguar nga vendi I ngjarjes. Si prove materiale janë gjetur gëzhojat e plumbave, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.