Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas breshërisë së kallashnikovit pasditen e sotme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Mediet ne Kosovë kanë publikuar pamjet e personave të shtrirë në tokë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, është shprehur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Sipas dëshmitarëve, është parë një person me kallashnikov në dorë.

Artikulli paraprakDHUNOI DHE I VODHI BABAIT LEKËT, ARRESTOHET 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërMERR FLAKË MAUNIA E MBUSHUR ME LETRA