Dy burra në Peqin i kanë shpëtuar një atentati: V.SH, 57 vjeç nga fshati Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç nga qyteti i Peqinit.

Drejt tyre është qëlluar me armë nga një 28-vjeçar, banues në fshatin Gjocaj të Peqinit. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë Albi Bashaliu, 28 vjeçarin që kreu atentatin, por pa mundur ta realizojë vrasjen e parashikuar të dy bashkëfshatarëve të tij. Arrestimi i tij u bë në fshatin Gjocaj dhe dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt për motive të dobëta. Policia sekuestroi në vendngjarje 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm dhe 1 fishek të pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm; po ashtu, edhe automjetin Volksëagen me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 76, 278, 150 dhe 22 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAPET AUTORI I ATENTATIT NË STAMBOLL NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE
Artikulli tjetërHOLLANDE: BE S’KA NEVOJË PËR KËSHILLAT E TRUMP