Presidenti Barak Obama thotë se respekton vendimin e britanikëve për tu larguar nga Bashkimi Europian.
Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë Obama deklaron: Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të qëndrueshme dhe anëtarësimi i saj në NATO mbetet një gur themeli për politikat e jashtme, të sigurisë dhe ekonomike. Po kaq të forta janë dhe marrëdhëniet me BE-në, e cila ka bërë kaq shumë për të promovuar stabilitetin, dhe stimuluar rritjen ekonomike si dhe të nxisë përhapjen e vlerave demokratike dhe idealeve në të gjithë kontinentin dhe përtej. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të mbeten partnerë të pazëvendësueshëm për SHBA në edhe pasi ata të vazhdojnë negociatat për marrëdhëniet e tyre për stabilitetin sigurinë dhe të ardhmen e Europës, Britanisë së Madhe , Irlandës së Veriut dhe botës” Reagimi i Merkel Ndërkohë pak kohë më parë Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje 27 shteteve të Bashkimit Evropian për të mos marrë vendime të menjëhershme, por të fitojnë kohë për reflektim, pas Brexit. ”Jehona e Brexit për pjesën tjetër të Evropës do të shënojë një varësi jetike tek ne, 27 shtetet e Bashkimit Evropian që duhet të demonstrojnë aftësi në këtë situatë, duke mos dalë në konkluzione të shpejta pas referendumit në Britaninë e Madhe, që do të thellonin më tej ndasitë në Evropë”, u shpreh ajo. Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu keqardhje për këtë goditje drejtuar Evropës nga fenomeni Brexit duke paralajmëruar kundër çdo reagimi të nxituar të BE-së. Ajo ftoi të hënën e ardhshme në Berlin udhëheqësin francez dhe atë italian si dhe presidentin e Këshillit Evropian. “Me keqardhje shprehem se ne duhet të marrim në konsideratë vendimin e shumicës së popullit britanik. Kjo zgjedhje është një goditje drejtuar Evropës, një goditje drejtuar procesit të unifikimit evropian”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtypin