Kryeqyteti britanik Londra ishte në shumicë dërrmuese për të qëndruar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga disa zona të tjera industriale që votuan pro daljes, duke sjell edhe përmbysjen e rezultatit në favor të Brexit.

Londinezët votuan 70% pro qëndrimin në BE. Por, tashmë një lëvizje e re ka nisur në Londër, e cila kërkon që të aplikojë si qytet në BE. “Londra është një qytet ndërkombëtar, dhe ne duam të mbetet në zemër të Evropës”, thuhet në peticionin e nisur në faqen Change.org. “Le të përballemi me pjesën tjetër të vendit, e cila nuk është dakord…..kështu që të bëjmë divorc zyrtar dhe ne të shkojmë me miqtë tanë në kontinent”, thuhet më tej. Peticioni sipas gazetës britanike “Independent”, i drejtohet kryetarit të Bashkisë, Sadiq Khan, për ta deklaruar Londrën të pavarur dhe të aplikojë për t’iu bashkuar në BE, duke u përfshirë madje edhe në zonën Shengen dhe në euro. 28 mijë persona kanë nënshkruar peticionin vetëm pak orë pas u hap.

Artikulli paraprak“BREXIT” JA REAGIMET E LIDERVE BOTERORE
Artikulli tjetërPENGMARRJA E PESHKAREXHES, NATO DHE BE NISIN KERKIMET