Britania e Madhe përjashton mundësinë e një “anëtarësimi të pjesshëm në Bashkimin Europian”.

Ky pritet të jetë mesazhi i kryeministres britanike, Theresa May, e cila do t’u adresohet me një fjalim kushtuar Brexit të gjithë qytetarëve britanikë, por tërthorazi edhe Brukselit. Sipas BBC, May do të dërgojë një mesazh për udhëheqësit e tjerë europiane, ku do të bëjë të qartë se Londra dëshiron që të ketë sa më pak barriera në fushën ekonomike mes ishullit dhe kontinentit dhe se nuk do të pranojë asnjë ‘anëtarësim të pjesshëm’ në BE. Dawning Street njofton se May do të bëjë publike 12 objektivat e Britanisë së Madhe në negociatat e vështira me Bashkimin Europian. Qeveria britanike ka bërë publike disa prej objektivave që synon të arrijë me Brexit. E para është kontrolli i plotë i kufijve dhe tjetra akses në tregun e përbashkët europian. Bisedimet formale për Brexit mes Londrës dhe Brukselit pritet të nisin në muajin mars.

Artikulli paraprakMEDIAT BOTËRORE PËR “TRENIN” AKUZOHET SERBIA SE PO PËRKEQËSON SITUATËN
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, ULEN SËRISH TEMPERATURAT