“Europa është përpara një vendimi të reformohet apo divorcohet” komentoi kryeministri Edi Rama situatën në Bashkimin Europian pas fenomenit Brexit.

Edi Rama: “Është e paimagjinueshme që reformat për të shmangur një proces divorcesh zinxhirë të mos prekin çështjet fiskale e monetare dhe të mos adresojnë ngërçin e madh që është krijuar në të gjithë vendet që synojnë të bëjnë pjesë në BE lidhur me frymëmarrjen e ekonomisë dhe me rrugën e rritjes ekonomike në dilemën Shekspiriane mes programeve të austeritetit dhe rritjes” I pranishëm në konferencën kombëtare e BSh-së organizuar sot paradite në Tiranë

Rama foli dhe për situatën ekonomike në Shqipëri duke deklaruar se “vitin tjetër rritja ekonomike do të jetë 4 %.

Edi Rama: “Sot qeveria shqiptare nuk i ka më asnjë borxh të tretëve për punë të kontraktuar dhe rritja e pagave dhe pensioneve do të bëhet pa rritur borxhin. Jemi në kushtet e një progresi të vështirë por të qëndrueshëm. Duhet diversifikim i mëtejshëm i ekonomisë për të minimizuar efektet e krizave të jashtme “

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “AKCIZA”
Artikulli tjetërMBËSHTETJE E INTEGRUAR PËR FËMIJËT E “ 3 DHJETORIT”