Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është rikonfirmuar kampion Europe në stilin e shkëputjes.

29-vjeçari në kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë arriti të ngrinte 156 kilogramë në kategorinë 73 kilogramë.

Ndërkohë Calja kaloi me sukses edhe provën e parë 152 kilogramë, ndërsa për t’u shpallur kampion nuk iu nevijit prova e tretë.

Calja pas pak çastesh do të garojë edhe në stilin e shtytjes ku gjithashtu pretendon të shpallet kampion Europe. Aktualisht peshëngritësi shqiptar është kampion I trefishë në Europë.

Artikulli paraprakKALLAMI BËN MASË ME PËRCJELLËSIN E ENERGJISË, VDES PESHKATARI NË LEZHË
Artikulli tjetërMBI 1 ORË NË PRESIDENCË, META TREGON ÇFARË DISKUTOI ME PALMER-IN