Guardia di Finanza ka përfunduar në brigjet e Brindizit, një operacion tjetër të rëndësishëm ku ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge ku në pranga ka rënë një shqiptar.

Njësia detare e Departamentit të Operacioneve Aeronavale e Barit, gjatë patrullimit të zakonshëm ka ndaluar një skaf disa milje larg nga bregu.

Lloji i mjetit, pozicioni i pazakontë si dhe deklaratat e paqarta dhe jokonsistente të bëra nga kontrabandisti, i bënë trupat e Guardia di Finanza të dyshonin dhe të kryenin një kontroll të imtësishëm në bordin e skafit.

Gjatë kontrollit, njësia detare italiane gjeti 310 kilogramësh marijuanë të mbështjellë në pako celofani dhe 24 kg hashash, të cilat nëse do të hidheshin në tregun klandestin, do të kishin vlerën e gati 4 milion eurove.

Skafi i përdorur për trafikun e paligjshëm, i gjatë 5 metra dhe me motorë të fuqishëm, u sekuestrua ndërsa kondrabandisti shqiptar u arrestua për posedim dhe trafik droge

 

Artikulli paraprakULEN TEMPERATURAT, PRITEN RESHJE SHIU DHE BORE
Artikulli tjetër‘ZOTI E DO ATË QË DHURON ME GËZIM…’, RAMA TË TJERA FJALË TË SHENJTA: SECILI TË JAPË AQ SA KA NDARË NË ZEMËR