Britani, 132 vite burg bandës së drogës që drejtohej nga shqiptarët

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar 13 persona, pjesë e një bande trafiku droge të drejtuar nga shqiptari, Asmirald Miraka 25-vjeç.Pas hetimeve të kryera nga autoritetet britanike, gjykata vendosi dënimin e Mirakës me 16 vite e 3 muaj burg, ndërsa korrierët e drograve të rënda heroinë dhe kokainë Desar Asllani 30-vjeç është dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, po ashtu edhe Aleks Asllani 28-vjeç dhe Arjon Cerriku 30-vjeç. Të 13 anëtarët e bandës së trafikut të drogës, shqiptarë dhe nga vende të tjera janë dënuar me 132 vite burg. Po si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës në Britani? Drejtuesi i bandës, Asmirald Miraka bashkë me tre korrierët e tij shqiptarë dhe anëtarët e tjerë shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete në Britani. Lëvizjet ishin mjaft të kujdesshme me makinat e përshtatura posacërisht për transportin e drogës, ndërsa komunikimi në telefon ishte me kode dhe më pas numri zhdukej. Të gjithë shqiptarët e përfshirë dhe më pas dënuar qëndronin ilegalisht në Britani. Pas shumë hetimeve dhe një ndjekje të gjatë, policia britanike arriti t’i arrestonte në 2015, ndërsa u sekuestruan 10 kg kokainë dhe heroinë, një pistoletë, armë gjahu, municione dhe 100 000 paund.

Artikulli paraprakCUNGU: VLLAZNIA MUND T’I MARRË PIKË PARTIZANIT
Artikulli tjetër20 NOTARE TE HUAJ KALOJNE ME NOT NGUSHTICEN E KORFUZIT PER BAMIRESI