Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar pas një bastisjeje të emigracionit në Monmouthshire dhe janë vendosur të dëbohen nga Britania e Madhe.Zyrtarët lokalë, së bashku me oficerët e zbatimit të emigracionit nga “Home Office”, vizituan një shtëpi në Monmouth të martën.

Katër burra të moshës ndërmjet 22 dhe 24 vjeç, së bashku me një grua 21 vjeçare, u arrestuan pasi u gjetën të jenë persona të paligjshëm në vend.Ata mbeten në paraburgim të imigracionit, ndërsa do të ndërmerren hapat për largimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

PC Jenny Morgan, nga Policia e Gwent, tha të martën: “Sot, katër burra dhe një grua, të gjithë në të njëzetat e tyre që ishin në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe u arrestuan nga stafi i Agjencisë Kufitare në një operacion të përbashkët me policët e Monmouth”.

 

Artikulli paraprakKULT – AIDA SHALA PJALMI
Artikulli tjetërLEZHE:TENTOJNË TË VJEDHIN BANESËN, DHUNOJNE PRONARIN