Francesco Becchetti, presidenti i kubit londinez të futbollit Leyton Orient dhe pronar i kanalit televiziv “Agon Channel” në Tiranë

, nuk do të ekstradohet në Shqipëri, pavarësisht kërkesës së autoriteteve shqiptare që kërkuan një gjë të tillë mbi akuzat për “mashtrim” dhe “pastrim parash”. Gjykatësja e Gjykates së Ekstradimeve “Westminister” në Londër, Nina Tempia vendosi për pezullimin e çështjes së ekstradimit pas kërkesës së bërë nga avokatët e Becchettit. Zyrtarë të kësaj gjykate i thanë Top Channel në Londër se, kjo çështje tashmë është e mbyllur për këtë nivel gjykate, por prokuroria ka të drejtë ta apelojë vendimin e dhënë dhe ka një afat prej 14 ditësh për të depozituar kërkesën e apelimit. Nëse apelimi fiton, çështja do të kalojë në Gjykatën e Lartë. Mësohet se avokatët e palës shqiptare në proces kanë informuar se do të apelojnë menjëherë këtë çështje, për të cilën avokatët e biznesmenit italian thonë se është e motivuar politikisht, çfarë hidhet poshtë nga prokuroria britanike që vepron në emër të qeverisë shqiptare.

Artikulli paraprakRAMA NE VARSHAVE: EKSTREMIZMI RREZIKU KRYESOR I SIGURISE
Artikulli tjetërKOREJA E VERIUT SËRISH TESTE ME RAKETA BALISTIKE